Gol në sekondat e fundit, Hajvalia mposht Dritën

Hajvalia e ka mundur Dritën 2:1 në Obiliq, në ndeshjen hapëse të xhiros së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Shpëtimtar i arushave ishte Mërgim Pefqeli i cili realizoi në minutën e 93-të golin e fitores. Paraprakisht, Liridon Leci kishte shënuar për vendësit ndërsa Almedin Murati për mysafirët.

Hajvalia vazhdon kështu ndjekjen e titullit ndërsa Drita mbetet në zonën e ftohtë të tabelës.