Goditet rrjeti i drogës, mes tyre një futbollist shqiptar

Një operacion antidrogë i policisë italiane ka vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe një futbollist shqiptar.

Sipas mediave italiane operacioni i koduar “Mozzicone” mëngjesin e djeshëm ka ekzekutuar 9 urdhrat e arrestit, nga të cilat 7 persona janë në burg dhe 2 nën arrest shtëpie, në operacionin e zhvilluar në provincat Pesaro dhe Urbino, e shtrirë nëpër qytetet e Savona-s, Tortoreto-s, Tarantos-it dhe Fasano-s.

Policia italiane tha se hetimet kishin nisur në shkurt të vitit 2014 dhe se operacioni shkatërroi një grup të madh të trafikimit të drogës si kokainë, hashash dhe marijuanë.

“Një trafik droge i ideuar nga një grup i përbërë nga individë nga vendet e Ballkanit”, sipas medias italiane.

Mësohet se dyshimet për grupin lindën kur në shkurt të këtij viti, u njoftua kalimi i një zarfi të dyshimtë në një bar në Urbania, duke përfshirë një të ri shqiptar dhe një djalë të zonës. Operacioni më pas u zhvendos në Tortoreto Lido ku, prej disa kohësh, ishte zhvendosur Bruno Xhahysa, 26 vjeç, furnizuesi shqiptar i drogës për tre të dyshuarit e tjerë.

Mes të arrestuarve është edhe Martin Merolli, 23 vjeç, futbollist shqiptar i ekipit Urbania-Calcio, i cilësuar nga policia si pikë-lidhje mes protagonistëve të ndryshëm të historisë dhe me një referencë të veçantë. Si dhe kushëriri i tij Erandi Cano, 26 vjeç, shqiptar, i papunë, që sipas hetuesve zhvillonte një biznes ‘të lulëzuar’ të drogës duke përdorur dy kanale të ndryshme të furnizimit, midis Romës-Cagli dhe Cesenatico-Cagli.

1111.

Policia tha se një tjetër shqiptar, Bruno Xhahysa furnizonte Ali Izierin, 25 vjeç, maqedonas, bashkëpunëtor i Merollit, por edhe blerës kokaine me Xhahysën dhe Giuseppe Baratto-n 36 vjeç nga Taranto, por me banim në Fermoy, me profesion peshkatar. Izieri ofrohej në rolin e shoferit për furnizimet e drogës. Kokaina mësohet se shpërndahej kryesisht në Lombardi dhe Abruzzo.

Një tjetër i dyshuar është Murat Spaneshi, 24 vjeç, furnizues i Xhevair Domit. Në operacion u arrestua edhe një 27-vjeçar italian, Giovanni Olimpio dhe një ukraninas 21-vjeçar, transmeton golalb.

Sipas medias italiane klientët e bandës ishin nga sipërmarrës, punonjës tek studentë universiteti dhe të mitur të moshës 14 dhe 17 vjeç.

Vendet ku trafikantët e fshinin drogën habitën policinë italiane: Tek tharëset elektrike të duarve në tualetet e lokave dhe në zgavra natyrale të pemëve.