Gjysma e lojtarëve të Barcelonës të lënduar

Barcelona është duke u përballur me një krizë lëndimesh rreth tre muaj brenda sezonit të ri.

Trajneri Ernesto Valverde u detyrua ta bëjë një zëvendësim në ndeshjen e së shtunës kundër Celta Vigos pas vetëm 20 minutave lojë. Nelson Semedo u detyrua ta lërë fushën për shkak të një lëndimi në pulpën e këmbës dhe u zëvendësua nga Sergio Busquets.

Ai u bë lojtari i 13-të i Barcelonës që lëndohet në këtë fillim sezon, që nënkupton se më shumë se gjysma e skuadrës katalonase është goditur nga dëmtimet.

Këta janë lojtarët e Barçës që janë përballur me lëndime në tre muajt e parë të sezonit deri tani: Neto, Nelson Semendo, Todibo, Samuel Umtiti, Jordi Alba, Arthur Melo, Sergi Roberto, Junior Firpo, Ousmane Dembele, Lionel Messi, Luis Suarez, Ansu Fati dhe Carles Perez.

Përveç Semedos, megjithatë, të gjithë lojtarët e lartpërmendur i kanë tejkaluar problemet dhe janë në dispozicion të Valverdes.