Gjigantët evropian në ndjekje te Vazquez

Lucas Vazquez i Real Madridi tashmë ka gjetur formën e tij më të mirë në këtë edicion të garave.

Vazquez tregoi formë të lartë në suksesin e kampionëve të Evropës në përballje me PSG. Mediat spanjolle shkruajnë se lojtari tashmë është duke u kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, transmeton KosovaPress.

Chelsea, Arsenal e Roma, janë tri skuadrat më të interesuara për Vazquez. Raportohet se agjenti i lojtarit është duke u marrë me ofertat joshëse që kanë ardhur në adresë të klientit të tij.

Lojtari, i cili akoma nuk e ka të sigurt një vend titullari në skuadrën e Zinedine Zidane, thuhet se ua ka bërë të qartë bashkëlojtarëve të tij se në këtë verë do të largohet nga “Bernabeu”.