Gjesti i turpshëm në Champions League: Futbollistët e ‘nokautojnë’ të riun që mbledh topat

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në fundin e ndeshjes Roma-Shakhtar, e vlefshme për 1/8 e Champions League.

Pasi italianët kaluan në avantazh me anë të Dzeko dhe pas kartonit të kuq të Ordets për ukrainasit, skuadra mike humbi kontrollin.

Marlos dhe Ferreyra afrohen në vijën anësore të fushës, duke iu drejtuar një prej djemve që kap topat.

Pasi ia marrin nga dora, Ferreyra e shtyn djaloshin, duke e hedhur nga ana tjetër e tabelave reklamuese.

Menjëherë nis një sherr masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që vihet shpejtë nën kontroll nga referi.