Giampaolo flet para derbit me Inter: Milan duhet të bëjnë qejf

Trajneri i Milan, Marco Giampaolo, ka dhënë komentet e para, para derbit lokal kundër Inter.

Giampaolo ka folur për rëndësinë e këtij derbi, duke bërë të ditur se e kupton rëndësinë e tij.

Trajneri ka shtuar se derbi bën historinë, por ka thënë se lojtarët e tij duhet të futën të qetë dhe të bëjnë qejf në fushë.

“Derbi ka një atmosferë që të përfshinë totalisht, jep një ndjenjë që flet shumë për lojën. Është ndeshje e rëndësishme pasi derbi bën historinë” ka thënë Giampaolo.

“Derbi është një ndeshje e veçantë që nuk lejon parashikime. Unë kam besim në mënyrën se si ne dimë të luajmë. Më pëlqejnë lojtarët e qetë. Duhet të bëjmë qejf” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Lajm i rëndësishëm nga Giampaolo ishte edhe konfirmimi për rikthimin e Contit.