Genoa-Parma, notë e dobët për Lilën

Parma e Andi Lilës ka zhgënjyer në shtëpinë e Genoas, duke u mposhtur me rezultat të pastër në kuadër të Series A, 2:0.

Ashtu sikur shokët e skuadrës, në disponim për lojë nuk ishte as Lila, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 5.5.