Gattuso nga e mërkura trajner i kësaj skuadre të madhe italiane

Genaro Gattuso pritet të bëhet shumë shpejtë me punë të re.​

Ish trajner i Milanit, sipas ‘CalcioNapoli24’, Gattuso mund të bëhet trajner i Napolit.

“Gattuso do të jetë trajneri i ri i Napolit nga e mërkura, duke e zëvendësuar Carlo Ancelottin”, shkruan ky medium.

Skuadra e Napolit po kalon në njëformë të dobët këtë edicion dhe aktualisht gjendet në pozitën e 7-të me 21 pikë.

Gattuso ishte larguar nga Milani në fund të edicionit të kaluar pas dështimit për ta kualifikuar klubin kuqezi në Ligën e Kampionëve.