Gashit i humbasin golat

Golat e Shkëlzen Gashit do të na mungojnë të paktë për tri javë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u pezullua nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Zvicerane pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen Basel-Zurich 5-1, në të cilën Gashi shënoi edhe golin e parë të takimit.

Pas ndërhyrjes së qëllimshme të izraelitit Avi Rikan të Zyrih, Gashi nuk i mbajti nervat duke e rrëzuar në tokë kundërshtarin.

Shkëlzeni është shënuesi më i mirë në Zvicër, me 21 gola.