Futbollisti i Besës se Pejës, Topalli: Me dy ose tre përforcime do jemi pretendentë, ka edhe një mesazh për qytetarët

Përhapja e ‘Covid19’ në gjithë botën, por edhe në Evropë, ka bërë që pothuajse gjitha aktivitetet sportive në botë, por edhe në Kosovë të ndalën.

 

Edhe futbolli i vogel kosovar, apo ndryshe i quajtur ‘futsal’ ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, e ku futbollistët po e ‘vuajnë’ më së shumti, pasi iu mungon stërvitja në grup.

Futbollisti i Besës së Pejës, Behar Topalli për “Sheshin” tregoj për kampionatin se me fondin e pakët të lojtarëve kanë kaluar edhe pritshmeritë, gjithashtu në rast zhvillimit të stinorit ai tha se me dy ose tre përfocime do të jenë pretendentë për titull, ndërsa ka thënë se gjatë kësaj kohe të karatinës po e shfrytzonë për stërvitje individuale, por edhe në vise malore.

 Si e vlerësoni edicionin e juaj deri në ndalimin e kampionatit?

Topalli: Kemi kaluar një edicion të mirë me Besën e Pejës, ku edhe pse kemi ka pasur veshtërsi në fondin e lojtarëve, i kemi kaluar edhe pritshmeritë të cilat i kemi pasur, ku kemi përfunduar në vendin e pestë.

 Në rast vazhdimi të kampionatit cili është synimi i juaj me klubin?

Topalli: Synimi ynë me klubin është arritja e play-offit, e pastaj me shpresë që ti kemi edhe dy deri në tri përforcime që në fund të shpallemi kampion, por së pari shpresojmë që situata të normalizohet.

Si po ju shkojnë ushtrimet individuale në karantinë?

Topalli: Po jam duke ushtruar edhe mbrenda shtepisë, por edhe në viset malore, për tu përgaditur sa me mirë në pjesën ku kemi mbetur, por siq e ceka me lartë shpresojmë që vetëm të normalizohet situata dhe do jem gati.

 Çdo sportistë ka dhënë mesazhin e tij për këtë gjendje, cila është këshilla jote për qytetarët?

Topalli: Të rrinë të mbyllur që të mos përhapet me shumë. Njerëzit t’i dëgjojnë këshillat e mjekëve dhe ishallah kalon sa me shpejtë.