Futbollistët e Trepçës ’89, ironizojnë me Faruk Statovcin e Kosovës së Vushtrrisë

Trepça ’89 e ka shkruar emrin e saj në finalen e madhe të Digitalb Kupës se Kosovës, ndërsa për kundërshtarë do ta ketë Feronikelin, që për herë të dytë me radhë arrin në këtë pikë.

Të lumtur pas këtij triumfi dyshja sulmuese e Trepçës ’89, Berat Hyseni dhe Blernad Kurtishajbesojnë që do të arrijnë të fitojnë këtë trofe. “Luajtëm më mirë se Besa dhe e deshtëm më shumë fitoren”,  thotë Kurtishja.

“Do të japim gjithçka që të fitojmë këtë trofe, pasi është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaron Hyseni.

Për ndeshjen finale të dy sulmuesit kanë shprehur dëshirën që ta ftojnë në këtë ndehshje veteranin e Kosovës së Vushrrisë, Faruk Statovcin.

“E ftojmë Faruk Statovcin që të vijë e ta shikojë ndeshjen. Trepça ‘89 është skuadër fituese dhe këtë do të tregojë edhe në finale”, deklaruan një zëri të dy sulmuesit.

Faruk Statovci pati ngacumar Trepçën ’89 para disa javësh duke thënë se ata nuk mund të fitojnë asnjherë një titull të kampionit.