Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Shqipërisë

Është bërë e ditur 11-shja e Kosovës, e cila do të zbarkojë në fushë në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.

”Sporti.info” ka marrë vesh formacionin me të cilin do të zbarkojnë ‘Dardanët’ në ndeshjet e sotme, e cila fillon nga ora 16:00 në Elbasan Arena.

Ardhja e re Betim Fazliji do debutojë në qendër të mbrojtjes bashkë me Rrahmanin, kurse Bernard Berisha dhe Vedat Muriqi rikthehen në formacion.

Formacioni zyrtar:

(4-2-3-1): Muric; Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Shala, Kryeziu: Kastrati, Celina, Berisha; Muriqi.

Këtë ndeshje do ta drejtojë ndihmësi Muharrem Sahiti, pasi selektori Bernard Challandes ka dalë pozitiv me COVID-19.