Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në histori (Foto)

Tregu i futbollistëve sa shkon e rritet nga viti në vit.

Blerja e fundit e Chelseat, portieri Kepa Arrizabalaga është bërë gardiani më i shtrenjtë në histori, pasi për të skuadra angleze i pagoi Athletic Biblaos 80 milionë euro.

Në formacionin e krijuar nga BT Sports, ku bëjnë pjesë 11 futbollistët më të shtrenjtë në histori, kalohet vlera e 1 miliard eurove.

Gjashtë futbollist vijnë nga Premier Liga, tre prej të cilëve luajnë në mbrojtjen e Manchester Cityt. Dy janë të Paris Saint-Germain, me në krye Neymarin, për të cilin parisienët kanë paguar 222 milionë euro, si dhe nga një futbollist kanë edhe Juventusi, Barcelona dhe Manchester United.