Formacioni i javës në Bundesligë

Bundesliga gjermane u bë liga e parë e madhe që fundjavën që shkoi vendosi të rikthehej për vazhdimin e kampionatit.

 

Skuadrat pretendente për titull vazhduan me fitore, me Bayern Munich që mposhti Union Berlinin, Borussia Dortmund Schalken dhe Borussia Monchengladbach Eintracht Frankufrtin.

Werder Bremen e Milot Rashicës u mund në shtëpi nga Bayer Leverkusen.

Pas kompletimit të kësaj xhiroje, Mail Sport ka formuar formacionin më të mirë.

Këtij formacioni i prijnë Erling Haaland dhe Robert Lewandowski, që patën paraqitje të mira për skuadrat e tyre.