Flet Shaqiri, ja çfarë i duhet Interit

Xherdan Shaqiri, ka kërkuar nga skuadra e tij Interi që të nënshkruajë me “lojtarë të mëdhenj” në mënyrë që të luftojë për rikthim në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri thotë se nuk mund ta rikthejë lart Interin i vetëm duke thënë se ka nevojë për përkrahje më të madhe nga bashkëlojtarët.

“Futbolli italian është ndryshe, por nuk kam pasur probleme që të përshtatem. Roberto Mancini pret nga unë që të bëj diferencën dhe për këtë nevojitet është ndihma e bashkëlojtarëve. Nuk është sezon për t’u mbajtur mend, por Interi është klub i madh dhe duam të rikthehemi në rrugën e fitoreve sezonin e ardhshëm. Duhet të jemi në Ligën e Kampionëve, është mjedisi jonë natyral. Me arritjen e disa lojtarëve tjerë të rëndësishëm, do të mund ta ngushtonim diferencën me të tjerët, por Mancini dhe trajnerët e tij e dinë se çfarë na duhet për të arritur lart”, u shpreh Shaqiri.