Finalizimi i Bennacer të Milani, çështje detajesh

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka thënë se transferimi i Ismael Bennacer te Milani është vetëm çështje detajesh.

Spekulimet për kalimin e mesfushorit në San Siro kanë nisur qe një kohë, madje ishte raportuar për arritjen e marrëveshjes, por akoma kanë mbetur disa detaje pa u finalizuar.

“Diçka akoma po mungon ndërmjet përfaqësuesve të tij dhe Milanit, mirëpo nuk mendoj se ka diçka të madhe”.

“Ata janë duke i diskutuar detajet finale dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet brenda 24-48 orësh”.

“Sa i përket Bennacerit, është një mundësi e shkëlqyer dhe ai do të ishte i çmendur po të mos e pranonte”, ka deklaruar Corsi për Calciomercato.com.