Finale e parakohshme, derbi “vëllezërish”

Pep Guardiola kthehet në “Camp Nou” në gjysmë-finalet e Ligës së Kampioneve, me Bayern-in e tij, në një sfidë që duket si një finale e parakohshme, sepse këto dy skuadra kanë shkëlqyer më shumë në Champions këtë sezon dhe impresionuan edhe në çerek-finale.

Guardiola e ka drejtuar për 4 vite Barcelona-n, duke fituar një numër të madh trofesh, ndërsa tashmë kërkon suksesin evropian edhe në Gjermani.

Megjithatë, do të duhet të përballet me një skuadër të frikshme, të cilën e njeh mirë dhe ka ende shumë nga dora e tij, edhe pse Luis Enrique ka ndryshuar shumë gjëra, tranmseton sportal.

Pikërisht sfida Guardiola-Luis Enrique është një histori më vete, sepse bëhet fjalë për dy ish-shokë skuadre, që kanë arritur shumë suksese te Barça dhe janë shokë të ngushtë.

 

FC Barcelona (SPANJE)

Bilanci në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve: 6 kualifikime, 8 eliminime

Prania e fundit në gjysmëfinale: 2012/13 (eliminim nga Bayern München)

Këtë sezon: F9 D0 H1 Golat: 23-7

Shënuesi më i mirë: Lionel Messi (8)

Bilanci me Bayern-in: F1 B2 H5 (golat 9-15)

 

FC Bayern München (GJERMANI)

Bilanci në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve: 10 kualifikime, 6 eliminime

Prania e fundit në gjysmëfinale: 2013/14 (eliminim nga Real Madrid)

Këtë sezon: F7 B1 H2 Golat 30-8

Shënuesi më i mirë: Thomas Müller (6)

Bilanci me Barcelona-n: F5 B2 H1 (golat 15-9)