FIFA zbulon 10 golat më të bukur për çmimin ‘Puskas’

Zlatan Ibrahimovic, Lionel Messi dhe Andros Townsend, janë në mesin e 10 kandidatëve për çmimin prestigjioz ‘Puskas’, për vitin 2019.

 

FIFA ka zbuluar listën me dhjetë golat që konsiderohen më të mirët në 12 muajt e fundit.

Janë disa emra të njohur, por edhe gola të bukur që po konkurrojnë për këtë çmim të mirënjohur në futboll.

Në këtë listë figuron edhe Lionel Messi, me golin e shënuar kundër Real Betisit.