FFK-ja, padi për Ismet Munishin

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë për emisionin “Arena” në “Tribuna Channel”, se FFK-ja po e përgatitë një padi për trajnerin Ismet Munishi.

“Me kërkesën e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ne jemi duke përgatitur kallxim penal për fyerje të rënda, akuza për korrupsion dhe shumë të tjera që ka thënë. Tani atij i mbetet të ballafaqohet me drejtësinë. Kallximi penal do të bëhet direkt në prokurori”, ka deklaruar Salihu./Tribuna Channel/