FFK: Arianit Ahmeti nuk i ka as 7 nënshkrime, po i mashtron klubet e delegatët

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kanë reaguar ndaj Arianit Ahmetit, zëvendëssekretarit të saj, i cili tha se grupi opozitar i kryetarit Agim Ademi ia ka siguruar atij 41 nënshkrime, nga 59 delegatë sa ka FFK, për ta nominuar për kryetar.                                                               

Në FFK i thanë Gazetës Express se janë të sigurt se Agim Ademi është njeriu më i preferuar i delegatëve të FFK-së për ta udhëheq futbollin dhe se Agim Ademi do ta vazhdojë mandatin deri në vitin 2022.

 Por, e akuzojnë Arianit Ahmetin se po i frikëson delegatët dhe klubet duke u thënë se i ka tubuar në numër të madh nënshkrimet me qëllim që të përfitojë nënshkrime nga klubet dhe delegatët e frikësuar.

Por, FFK bënë thirrje te delegatët e klubet të mos bien pre e mashtrimeve sepse Ahmeti nuk i ka më shumë se 7 nënshkrime.