Ferrari zgjedh në mes të dyshes Vettel-Leclerc

Skuadra e Ferrarit ka bërë zgjedhjen e tyre të parë në mes të pilotëve Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga vetë shefi i Ferrarit, Mattia Binnoto, Vettel do të jetë zgjedhja e parë për ish-kampionët e Formula 1 duke e fituar balotazhin me ngasësin tjetër të ‘Kokëkuqes’, Leclerc.

Gjermani tani është i sigurtë që do të nënshkruajë me ish-kampionët e Formula 1, pas deklaratave të shefit të tij i cili në mes të tjerash përgënjeshtroi zërat për afrimin e Lewis Hamilton nga Mercedesi.

‘’Sebastian është zgjedhja jonë e parë për momentin’’, deklaroi Binnoto.

‘’Ne po vazhdojmë të diskutojmë, por me siguri them se ai do të jetë zgjedhja jonë e parë’’, vazhdoi 50-vjeçari për Sky Sports F1.

Leclerc, i cili ishte rivali kryesor i gjermanit brenda Ferrari, humb mundësinë për të qenë zgjedhja e parë e skuadrës, por kjo nuk do të thotë shumë sa i përket garës për titullin, kundër Hamiltonit të Mercedes.

U përfol shumë gjatë kësaj kohe për një zëvendësim të mundshëm të Vettelit me Hamilton, me këtë të fundit afër skadimit të kontratës me Mercedesin, por sipas deklarimeve të fundit të akterëve kryesorë pilotët nuk do të ndryshojnë mjedis.