“Feronikeli kampion”

Florim Maliqaj

Trajneri i mirënjohur i futbollit në Kosovë, Agron Selmani, në një bisedë për “Gazetën Tribuna”, ka thënë se tri skuadra janë favorite për titull të kampionit, por ai beson më shumë tek ekipi i Feronikelit.

“Feronuikelin, Prishtinën dhe Besën i shoh si kandidatë për titull dhe mendoj se përcaktuese do te jenë ndeshjet e ndërsjella ndërmjet tyre. Unë ende besoj në Fernikelin, edhe pse shikuar nga përvoja e disa ndeshjeve të fundit, Feronikeli nuk është ai që duhet të jetë. Edhe pse nuk ka mungesë të rezultateve, rrezik për Feronikelin mund të jetë vetëkënaqësia e tepruar dhe mungesa e traditës në këso raste, edhe pse trajneri Gani Sejdiu është trajner kampion”, është shprehur Selmani.

Ai nuk i ka përjashtuar nga gara për titull, as Prishtinë e Besën.

Për prishtinasit ka thënë se nuk është shumë mbrapa më luftë për titullin e kampionit, për shkak se Prishtina ka një numër të madh të lojtarëve cilësor dhe ambicieve të stafit udhëheqës dhe trajnerit Ramiz Krasniqi, e bëjnë kandidatë serioz.

Ndërkaq për Besën e Pejës që po drejtohet nga kryetrajneri, Arbnor Morina, ai është shprehur: “Besa dhe Arbnor Morina ,shikuar në bazë të informacioneve që kam, ajo ka ditë të menaxhojë turbulencat e brendshme në mënyrën ma të mirë,aty tani ka një atmosferë pune dhe është në ngritje të rezultateve dhe po ashtu edhe të cilësisë se lojës”, tha ish – trajneri i Ferizajt dhe Dritës.

Në fund, Agron Selmani ka deklaruar se faktor përcaktues për titull, do të jenë edhe numri i lojtarëve kualitativ si dhe përgatitja psikologjike e lojtarëve për ndeshjet vendimtare.

Kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të kampionatit, Feronikeli zë pozitën e parë me 51 pikë, Besa është e dyta me 47 sosh, ndërkaq Prishtina renditet e treta me 45 pikë./Gazeta Tribuna/