Ferizaj i thotë ‘stop’ Hajvalisë

Hajvalia nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Ferizajt. Takimi i luajtur në “Ismet Shabani” u mbyll pa gola (0:0).

Pjesa e parë solli rastin më të mirë për Hajvalinë, kur Liridon Leci nuk shënoi nga dy mundësi të mira të krijuara brenda një aksioni.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, rastin më të mirë në takim e kishte Ferizaj, kur Gëzim Rusi qëlloi transversalen në minutën 89.

Me këtë barazim, Hajvalia ngjitet në kuotën e 39 pikëve, kurse Ferizaj në 19.