Faqja e Bundesligës e krahason Rashicën me Messin dhe Mbappen

“Milot Rashica nuk është aq larg Lionel Messit dhe Kylian Mbappes për gola për minutë në vitin 2019, por çfarë tjetër mund të dini për anësorin e Werder Bremenit”?

Kështu e nis rrëfimin për yllin kosovar, webfaqja zyrtare e Bundesligës.

Rashica bëri debutimin e tij të në klubin e vendlindjes KF Vushtrria, në Kosovë. Ai bëri debutimin e tij konkurrues në moshën 16 vjeçe dhe vazhdoi të shënonte nëntë gola në 21 paraqitje para se të transferohej në Holandë me Vitesse Arnheimin në verën e vitit 2015.

Tashmë një fitues i Superligës së Futbollit të Kosovës 2013-14 me KF Vushtrria, Rashica ndihmoi Vitessen të rrëmbente Kupën hollandeze në fund të sezonit të tij të dytë në klub. Kur u nis për në Bremen në janar 2018, ai kishte regjistruar gjithsej 15 gola dhe 24 asistime në 100 paraqitje në tokën holandeze.

Rashica bëri transferimin e tij në Werder në fitoren 2-1 kundër Schalkes më 3 shkurt 2018 dhe hapi llogarinë e tij një muaj më vonë në një fitore 3-1 ndaj Këlnit. Ishin, megjithatë, tetë golat e tij dhe katër asistimet në 17 ndeshje të ligës gjatë gjysmës së dytë të 2018/19 – fushata e tij e parë e plotë në ekipin gjerman, që i dha ngritje karrierës së tij. Dhjetë ndeshje në ligë në 2019-20, anësori ka gjashtë gola dhe tri asistime, si edhe pesë gola në pesë e tij të fundit në Kupën e DFB-së, shkruan faqja e Bundesligës.

Rashica renditet në pesë më të mirët për gola-minutë të të gjitha mesfushorëve ofensivë në pesë ligat më të mira të Evropës më 2019.

Vetëm Mbappe i Paris Saint-Germain-it (një gol për 83 min), Messi i Barcelona (69 minutë) , PSG Neymar (109 minuta) dhe Sadio Mane i Liverpoolit (122 minuta) kanë shënuar më mirë sesa 7-a e Werderit (145 minuta) këtë vit kalendarik.