‘EURO2020’ mund të bartet në Mbretërinë e Bashkuar

Kampionati Evropian i futbollit që do të mbahet në verën e vitit 2021, mund të luhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas medieve në Angli, UEFA është në negociata për t’ia besuar Mbretërisë së Bashkuar organizimin e turneut “EURO2020’ verën e ardhshme.

Kampionati Evropian është menduar të organizohet në 12 qytete evropiane, por pas shpërthimit të COVID-19, planet kanë ndryshuar.

Koronavirusi ka bërë që ky turne të shtyhet deri në qershorin dhe korrikun e vitit të ardhshëm.

Me kalimin në Mbretërinë e Bashkuar, do të thoshte se turneu të luhet në Angli, Skoci dhe Uells.

Kujtojmë se tani për tani, EURO2020 është planifikuar të nis më 11 qershor, me ndeshjen e parë Turqi – Itali, që do të luhej në Romë.