Erton Fejzullahu në Madrid (FOTO)

Sulmuesi kosovar nga Mitrovica, Erton Fejzullahu, sot ka vizituar klubin e madh spanjoll Real Madrid dhe është takuar me presidentin e klubit mbretëror, Florentino Perez dhe futbollistin Luka Modric.

Fejzullahu në një prononcim për Gazetën KNN ka treguar arsyet e udhëtimit të tij në Madrid. “Bashkë me klubin ku luaj unë “Beijing Guoan FC”, kemi ardhur për të përcjell nga afër super ndeshjen e Champions Leagues ndërmjet Real Madridit dhe Atletiko Madridit”, ka thënë Fejzullahu.

Fejzullahu është duke shkëlqyer në superligën e futbollit në Kinë, ku në pesë ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar katër gola dhe i prinë listës së golashënuesve. “Beijing Guoan FC” , ekipi ku luan Fejzullahu aktualisht gjendet në vendin e tretë të tabelës me vetëm dy pikë më pakë se pozita e parë.

Erton

Erton Luka