Ëndrra e madhe e Ergys Kaçes

Mesfushori korçar i PAOK-ut pranoi gjatë një bashkëbisedimi me tifozët të publikuar në portalin grek, Gazzetta.gr, se ai gjithmonë synon të japë 100% e mundësive të tij për skuadrën e tij. Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta, Kaçe tha se i pëlqente të luante në qendër të mesfushës, se gjithmonë i po i përmirësonte cilësitë e tij, sidomos në pasimet vertikale, por dhe ëndrrat e tij.

FANELLA

Kaçe është prodhim i akademisë së PAOK-ut, ndërkohë që tani është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së parë. “Të veshësh fanellën e PAOK-ut ke një ndjenjë speciale. Ndjenjat e mia për PAOK-un më bëjnë të jap 100% të fuqive të mia”, i përgjigjet Kaçe një tjetër tifozi.

ËNDRRA

I pyetur se, cila është ëndrra e tij më e madhe që do të donte të përmbushte deri tani, Kaçe u përgjigj: “Unë dëshiroj të luaj në Champions League dhe të fitoj tituj me PAOK-un”, transmeton sportal.

GOLI

I pyetur se cili ishte goli më i bukur që ka shënuar deri tani, Kaçe tha: “Ai kundër Kerkyras, pasi i dha fitoren ekipit tim”. Ergysi shënoi një gol të mrekullueshëm me goditje të lirë, me topin që përfundoi atje ku bashkohen dy shtyllat.

E ARDHMJA

I pyetur se nëse ai do të largohej nga PAOK-u te cili ekip do të dëshironte të shkonte, Kaçe tha: “Cili lojtar nuk do të luante në një nga ligat kryesore në Europë? Megjithatë, dua të them se nuk jam menduar për të ardhmen. Unë jam te PAOK-u dhe jam i interesuar vetëm për PAOK-un”.

OBJEKTIVI

I pyetur se cili ishte objektiv sezonal i PAOK-ut, Kaçe tha: “Objektivi ynë ishte të krijonim një ekip të mirë, që të ofronte futboll të bukur, që të përmbushte kërkesat e PAOK-ut në Greqi dhe në Europë dhe të shërbente si bazë për vitet e ardhshme. Në anën sportive ishte të arrinim të paktën në “Play-off””, – tha Kaçe për portalin grek.

RËNIA

I pyetur se çfarë ndodhi që ekipi ra në fazën e dytë, Kaçe u përgjigj: “Këtë pyetje na kanë bërë shpesh, mua dhe shokëve të ekipit. Nuk jemi ne ata që mund të përgjigjem dhe nuk ka një arsye të vetëm për rënien. E vërteta është se, që të gjithë kemi përgjegjësi dhe se çdo diskutim duhet bërë brenda klubit”.