Eliminohet boksieri Violant Sylejmani

Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Violant Sylejmani është eliminuar në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Bocskai Istvan Memorial”, që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë. Sylejmani u paraqit në kategorinë 64 kilogramë dhe u mposht nga kroati Erik Pijetraj.

Edhe pse Sylejmani shihej si favorit i madh, ndodhi e kundërta dhe pësoi humbje me 3:2.  Megjithëse e filloi shumë mirë meçin, madje rundin e parë e fitoi me 5:0, në vazhdim ai bëri shumë gabime dhe në fund u detyrua të pajtohet me humbje.

Më herët është eliminuar edhe Taulant Sejfijaj. Nesër, në gjysmëfinale do të paraqitet boksierja Donjeta Sadiku kundër boksieres vendëse dhe pritet ta kalojë këtë pengesë për t’u renditur në finale të turneut që zhvillohet më 10 shkurt.