Ekipi italian nuk heq dorë nga Abrashi

Mediat zvicerane bëjnë me dije se në adresë të mesfushorit të Shqipërisë ka mbërritur interesimi i një prej skuadrave të Serisë A.

“Fusballinfos.ch” bën me dije se Sampdoria po ndjek me shumë interes situatën e Amir Abrashit që aktualisht është pjesë e Grasshopersit.

Mesfushorit shqiptar i përfundon kontrata aktuale me skuadrën zvicerane në qershor dhe skuadra e Serisë A është hedhur në sulm. Prej kohësh është shfaqur një interesim i tillë, ndërkohë që mediat helvete bëjnë me dije që Sampdoria kërkon me ngulm që të afrojë në skuadër lojtarin luftarak në mesin e fushës.

Ndërkohë, në kampionatin zviceran interesohen edhe skuadra si Bazel apo Yang Bojs, që gjithashtu ndjekin me kujdes situatën e shqiptarit. Amir Abrashi ka treguar formë të mirë me Grasshopers, madje disa javë më parë ai shënoi edhe një gol.