Edhe zyrtarisht i Juventusit

Juventusi ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e talentit argjentinas, Paulo Dybala.

Zonja e Vjetër, i ka paguar 32 milionë euro Palermos, ndërsa 8 milionë euro të tjera, do të paguhen në vitet e ardhshme.

21 vjeçari Dybala, këtë sezon te Palermo, ka shënuar 13 gola në 34 ndeshje, ndërsa për të interesim kishte shprehur edhe Interi, United dhe Arsenali.