Edhe një sezon në Bayern

Futbollisti Franck Ribery ka vazhduar deri në fund të qershorit 2019 kontratën me Bayern Munich.

Ai ka arritur në klubin gjerman në vitin 2007, njoftoi sot kampioni i ri gjerman, transmeton KosovaPress.

Ribery në 11 sezone ka pasur 247 paraqitje në Bundesligë dhe shënoi 80 gola dhe këtë vit me Bayern për herë të tetë fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë.