Edgar Çani, pjesë e një kurthi

Edgar Çani nuk po kalon një moment të mirë në Angli.

Sulmuesi shqiptar i Leeds United nuk pranoi të udhëtonte me skuadrën javën e kaluar për ndeshjen me Charlton Athletic në Championship. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe pesë lojtarë të tjerë: Mirco Antenucci, Giuseppe Bellusci, Dario del Fabro, Marco Silvestri, Souleymane Doukara, me pretendimin se nuk ishin në gjendje të mirë fizike.

Sipas gazetës anglez “Daily Star”, trajneri Redfearn nuk besonte se ata nuk ishin gjendje të mirë fizike, pasi ata vetëm një ditë më parë ishin stërvitur normalisht. Tani ai refuzon që t’i thërrasë lojtarët për dy ndeshjet e fundit të sezonit, përfshirë dhe Çanin, pasi i quan ata rebelë.

Thashethemet në Leeds thonë se pronari kontraversial i klubit, Massimo Celino, ka një dorë të fshehur në vendimin e lojtarëve për të mos udhëtuar në Charlton. Pesë nga gjashtë lojtarët kanë ardhur pikërisht nga italiani.

Por, portali Squawka.com shkon më tej në “imagjinatën” e tij. Ai shkruan se ky mund të jetë një “kurth” i bosit Cellino ndaj trajnerit Readfearn, transmeton sportal.

“Unë nuk jam një ruajtës lopësh dhe nuk jam nga ai lloj djali që u thotë lojtarëve shkoni në grevë. E pranoj, duket pak e çuditshme. Por, nëse lojtarët ishin të dëmtuar, përse trajnerin nuk e informoi presidentin?”.

Incidenti ka shkaktuar një përçarje midis trajnerit Redfearn dhe bordit të klubit, me teknikun e Leeds-it që i mbaron kontratë në fund të sezonit, ndërkohë që e ardhmja e tij është e paqartë.