E pabesueshme në Spanjë, lojtari goditet me thikë nga tifozët!

Një tjetër gjakderdhje në futboll. Këtë herë gjesti i pabesueshëm i dhunës ka ndodhur në Spanjë ku, në përfundim të një ndeshje së Kategorisë së Tretë mes Palo dhe Alhaurin de la Torre, një lojtar i ekipit mik është goditur me thikë nga tifozët vendas. Në përfundim të ndeshjes, të fituar pikërisht nga Palo, që ka kaluar rivalët në renditje, një grup tifozësh ka kaluar rrethimin dhe është futur në fushë ku ka sulmuar numrin katër të skuadrës kundërshtare, Samuel G.P. Pasi i kanë vënë duart në fyt, një nga tifozët e ka goditur dy herë me thikë afër zemrës. Lojtari, i transportuar menjëherë në spital, mbetet akoma i shtruar, teksa policia është vënë në ndjekje të sulmuesve, të cilët janë identifikuar tashmë.