E kërkojnë shumë klube, por Leverkusen nuk lejon largimin e Baileyt

Talenti nga Xhamajka pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian.

Leon Bailey vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sidomos nga klubet e Premier Ligës si Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool.

Këto klube kanë hyrë në një garë mes tyre për shërbimet e të riut nga Xhamajka, por për drejtuesit e Bayer Leverkusenit sulmuesi është absolutisht i pashitshëm në afatin kalimtar të dimrit.

Drejtori sportiv, Jonas Boldt, e pranoi që Bailey një ditë do të largohet dhe se klubi nuk do ta pengojë, por ai shtoi me siguri se në janar nuk ka asnjë shans që një ekip si Leverkuseni të shesë një futbollist të rëndësishëm si ai. /KosovaPress/