Dy mungesa të rëndësishme për Realin

Real Madrid fitoi me rezultatin 3-1 ndeshjen ndaj Malagas, por humbi për shkak dëmtimi dy lojtarë të rëndësishëm të formacionit bazë: Gareth Bale dhe Luka Modriq.

Bale u dëmtua që në minutën e katërt të takimit. Ai ndjeu një dhimbje në pulpën e majtë dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin. Real Madrid njoftoi se koha e rekuperimit të futbollistit do të bëhet e ditur ditën e hënë, por me shumë mundësi Bale do të mungojë në derbin e mesjavës.

Ndërkohë, më i rëndë dëmtimi i Modriç. Kroati ka ndrydhur gjurin e këmbës së djathtë dhe do të mungojë 6 javë.