Duka: Presim 3 pikët

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dha një intervistë nga Lozana për Zërin e Amerikës.

Zeri i Amerikes: Zoti Duka le te bejme nje permbledhje te kerkeses zyrtare, permbajtjes dhe ne c’prova e ka mbeshtetur kerkesen ?

Armand Duka: Qe ne ankimimin e Federates Shqiptare te Futbollit ne Komisionin e Apelit ne UEFA dhe ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportive ne Lozane, ka qene i njejti qellim, qe Shqiperia te arrije te marre 3 piket, sepse ndeshja nuk eshte nderprere per arsye te ekipit shqiptar, por per arsye te dhunes nga huliganet qe ndodheshin ne stadium. Faktikisht eshte Federata Serbe pergjegjese per organizimin e ndeshjes ndersa pala jone ishte pa spektatore ne Beograd.

Zeri i Amerikes: Na e pershkruani pak sesi u zhvillua seanca sot ne Lozane?

Armand Duka: Rreth ores 8:00 te mengjesit ka filluar séanca degjimore me deshmitaret e thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit si dhe nga pala serbe. Deri ne oren 18.00 jane degjuar te gjithe deshmitaret, qe nga kapiteni i ekipit Kombetar Lorik Cana, trajneri Xhani de Biazi , kapiteni i ekipit Serb dhe nje zyrtar i sigurise ne stadiumin e Beogradit. Pyetjet e deshmitareve po behen per te qartesuar te verteten se cfare ka ndodhur realisht ne Beograd. Eshte kohe pushimi dhe trupi gjykues do te marre kohen e vete per vendimin, transmeton sportal.

Zeri i Amerikes: Zoti Duka sa gjasa ka qe kerkesa e Shqiperise te njihet dhe a ka precedente te rrezimit nga ana e kesaj gjykate te vendimeve te UEFA-s?

Armand Duka: Eshte nje gje qe e kemi perseritur duke thene qe kemi 100% te drejte, dhe nuk kemi refuzuar as per te luajtur as per te hyre ne fushe, nje pjese e lojtareve jane dhunuar nga forcat e sigurise dhe tifozet serb, nuk ka pasur asnje urdher nga arbitri I ndeshjes per ta vazhduar kete, por ajo ndeshje nuk ishte ne kushte per tu luajtuar.

Zeri i Amerikes: Zoti Duka, shkurtimisht kur pritet qe te dale vendimi?

Armand Duka: Une besoj qe do te marri kohe, pasi nuk na eshte thene nje gje e qarte nga drejtuesit e seances.