Dua t’i jap shansin Ujkanit

Trajneri i Palermos, Giuseppe Iachini, ka thënë se portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka punuar shumë dhe ka rritur cilësitë e tij.

Ai ka thënë se Ujkani është e ardhmja e Palermos.
“Ne kemi dy portierë profesionistë. Unë dua t’i jap një shans Ujkanit, pasi ka punuar aq shumë dhe me punë ai ka rritur cilësitë e tij. Ai është një portier i së ardhmes”, ka thënë Iachini, transmeton sport1.com.
Ujkani 26-vjeçar në fundjavën e shkuar zhvilloi ndeshjen e tij të parë me fanellën e Palermos këtë edicion në Serie A dhe u vlerësua lart për paraqitjen e tij.
Portieri nga Vushtrria me Palermon ka kontratë deri në qershor të këtij viti.