Dua të jem shok me Mayweather, pasi t’ia rrah prapanicën

Many Pacquiao ka bërë një deklaratë interesante kur kanë mbetur edhe 48 orë para atij që konsiderohet si ‘meçi i shekullit’, mes tij dhe Floyd Mayweather.

Ai në një intervistë thotë se pas ndeshjes me Matyëeather dëshiron të ketë miqësi mes tyre.

“Dua të jem shok me Mayweather, por vetëm pasi t`ia rrah prapanicën”, shprehet Pacquiao.

Ai përgjigjet edhe në pyetjen se sa e vërtëtë është se ka paguar 3 milionë euro bileta  për të afërmit.

“Po është shumë e vërtetë, kam paguar më shumë se 3 milionë euro për bileta për të afërmit dhe miqtë”.

Manny Pacquiao  dhe Floyd Mayweather pritet të ndeshen të rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës.