Drita “ngrin” Llapin, Gjilani mund Lirinë

Drita ka arritur fitore të madhe në udhëtim tek Llapi, me rezultat 0-1, në derbin e javës së 20-të të elitës së futbollit tonë.

Përballja e këtyre dy skuadrave që synojnë kreun e tabelës, ka dhënë një lojë mjaft të fortë, madje, edhe tensionuese mes tifozëve të dy skuadrave, sidomos në finish të ndeshjes pas kacafytjeve të mes dy tifozërive.

Gjilanasit pikët e plota nga ky udhëtim i mori falë golit të Xhevdet Shabanit, i cili shënoi në minutën e 49-të.

Pas kësaj fitore, arrin në kuotën e 36 pikëve, aq sa ka edhe Prishtina në kreun e tabelës, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, fitore të madh ka shënuar edhe Gjilani që mundi Lirinë, me rezultat minimal 1-0. Armend Thaqi në minutën e fundit të ndeshjes shënoi golin e tri pikëve të mëdha për skuadrën e Arbnor Morinës.

Superliga / Java e 20-të

Rezultatet

Gjilani-Liria 1-0

Llapi-Drita 0-1

Dje

Besa-Trepça ’89 0-1

Vëllaznimi-Prishtina 0-0

Feronikeli-Flamurtari 1-0

Të hënën takohen:

Vllaznia-Drenica

Tabela:

1.Prishtina 36

2.Drita 36

3.Llapi 34

4.Trepça ’89 33

5.Gjilani 32

6.Feronikeli 31

7.Liria 31

8.Drenica 29

9.Vëllaznimi 26

10.Besa 14

11.Flamurtari 11

12.Vllaznia 7