Dortmund mund të vijë në Kosovë për ndeshje miqësore me FC Prishtinën?

FC Prishtina në vitin 2022 feston 100 vjetorin e klubit, dhe në atë vit jubilar në kryeqytet mund të vijë një skuadër e madhe evropiane.

Këtë e ka lënë të kuptohet presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.

Prishtina, si klubi më i vjetër në Kosovë, është themeluar në vitin 1922 me emrin Kosova, para se ta ndërronte atë në Prishtina.

Për ndër të 100 vjetorit të tyre, në Prishtinë mund të vijë një skuadër e madhe, teksa përmendet edhe Borussia Dortmund.

“”Ne kemi kërkuar dhe punuar edhe më herët për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Tani janë pjekur kushtet dhe presim të kalojë kjo situatë për të organizuar një ndeshje të madhe”, ka deklaruar Ejupi për Radio Prishtinën.

“Ne shumë shpejt e kemi 100 vjetorin e klubit Prishtina dhe presim të organizojmë një ndeshje të madhe pse jo me Dortmundin apo edhe një ekip tjetër të madh”.