Donis Avdijaj: “Unë i provokoj të gjithë kundërshtarët e mi”

Në një prononcim për gazetën austrikake“Kronen Zeitung” talenti 18 vjecar shqiptar Donis Avdijaj ka zbuluar se cfare ndodh mes tij dhe kundërshtarëve në fushën e lojës.

Sulmuesi shqiptar i Sturm Graz në Austri tregoi se ka mësuar shumë nga truket e futbollistit duke iu afruar dhe gjesteve alla Ibrahimovic apo Balotelli.

“Unë i provokoj të gjithë kundërshtarët e mi, që ata të përqendrohen tek unë, kështu që shokët e skuadrës sime e kanë më të lehtë për të gjetur hapësirë. Ndër të tjerash,Shifra nuk më intereson, unë dua të luaj futboll”, – tha Avdijaj për gazetën austriake “Kronen Zeitung”, transmeton golalb.

I huazuar nga gjigantët gjermanë të Schalke 04, Avdijaj po shkëlqen në Austri, te Sturm Graz-it. Klubet më të mira europiane janë të interesuar, për të siguruar shërbimet e shqiptarit të lindur në Gjermani.