Doktori i Zaniolo flet për situatën e lojtarit, tregon edhe për kohën e mungesës

Doktori Andrea Causarano ka folur për gjendjen aktuale të Nicolo Zaniolo.

 

Zaniolo ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që Roma e ka luajtur kundër Juventus, lëndim që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes pas vetëm 36 minutave lojë.

Pas këtij dëmtimi, Zaniolo u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni, për të cilin mbrëmë skuadra e Romës ka njoftuar se u mbyll me sukses.

Së fundmi për situatën e lojtarit ka folur edhe doktori që kreu intervenimin, duke thënë se është e pamundur të caktohet data e rikthimit.

“Që sot, ai është në proces të rikuperimit. Rikuperimi nuk ka kohë precize, pasi varet edhe nga lojtari” ka thënë doktori, transmeton lajmi.net.

“Është e pamundur që të caktojmë një datë për rikthimin e tij” shtoi ai.

Zaniolo do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e Romës, duke pasur parasysh impaktin e tij në lojën e ‘Giallorossi’.

Roma po mendon për blerjen e Politano, që ta zëvendësojë të lënduarin Zaniolo.