Ditë e ‘begatë’ për tifozët e futbollit: Në fushë zbresin Liverpool, Chelsea, Real Madrid dhe Inter

Tifozët e futbollit sot kanë mundësi të shijojnë ndeshjet e munguara të sportit të tyre të pëlqyer.

Ligat evropiane janë rikthyer pas pezullimit të detyrueshëm, duke zhvilluar fazën finale të sezonit.

Në Premierligë, për herë të parë pas tre muajsh zbret në fushë Liverpool, që janë dy fitore larg titullit të parë pas 30 vitesh.

‘The Reds’ janë mysafirë të Everonit në ‘Goodison Park’, në ndeshjen që nis nga ora 20:00.

Një ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Aston Villas dhe Chelseas, që luhet me fillim nga ora 17:15.

Në La Liga, Real Madrid ka një mundësi të artë për të barazuar Barcelonën me pikë në renditjen tabelare, por për ta bërë këtë, duhet të mposht Real Sociedadin në udhëtim, në një sfidë që nuk pritet të jetë aspak e lehtë.

Për tifozët e futbollit italian, Serie A sot vjen me dy ndeshje, me Inter që pret Sampdorian, dhe Atalanta që luan me Sassuolon.