Distria mposhtet në gjysmëfinale, synon të bronztën

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror të xhudos që po mbahet në Japoni.

Krasniqi u mposht me ippon nga japonezja Funa Tonaki që ishte edhe kampione botërore në vitin 2017-të, shkruan Indeksonline.

Ajo për të kaluar në çerekfinale mposhti kampionen aktuale olimpike Paula Pareto.

Tash Distrias i duhet të luftojë për medaljen e bronztë të Botërorit.