Distria Krasniqi humb në gjysmëfinalen, në garë për të bronztën

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, ka humbur gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos në Tokio, duke u mposhtur nga japonezja Funa Tonaki.

Krasniqi u mposht me ippon.

Xhudistja kosovare tani do të luftojë për të bronztën.

Kundërshtarja e Krasniqit në luftën për të bronztën do të jetë spanjollja Laura Martinez Abelenda.