Distria Krasniqi e artë në Grand Prix Antalya 2019

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Xhudistja jonë mposhti në finale Otgontsetseg Galbadrakh të Kazakistanit, duke e hedhur me Ippon, 9 sekonda para fundit, katerogia deri në 48 kilogramë.

Distria deri tek e arta erdhi pas katër lufërave, të gjitha të fituara me Ippon.

Në raundin e dytë (të parin e kaloi pa luftë), Krasniqi mundi Gulkader Senturk të Turqisë, ndërsa në çerekfinale mposhti me serben Andrea Stojadinov. Viktimë e Krasniqit në gjysmëfinale ishte Yujeong Kang e Koresë së Jugut.

Krasniqi fitoi 700 pikë Olimpike Tokio 2020. Ajo është e vetmja garuese nga Kosova në Grand Prixin e Antalias. Vitin e kaluar, Distria kishte fituar medaljen e artë, por në kategorinë -52 kg.

KOK i uron suksese Distrias për medaljen e artë dhe në rrugën drejt kualifikimit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.