Dikur e përqeshën, tani duan me çdo kusht transferimin e tij

Duket se Real Madrid do të ketë një konkurrencë të ashpër për angazhimin e sensacionit të këtij sezoni në Evropë, Erling Haaland.

Siç shkruan Marca, PSG ka hyrë në garë për norvegjezin, duke kërkuar me çdo kusht transferimin e tij.

Kampionët e Ligue 1, nuk e kanë të ardhmen e sigurt në fazën e sulmit, me Neymar, Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe Mauro Icardi, të cilët mund të largohen në çdo moment.

Do të ishte interesante që PSG të transferonte Haaland, që do të bënte që atë të përulin krenarinë e tyre, pasi tre muaj më parë përqeshen 19 vjeçarin pas mposhtën Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Erling Haaland te Borussia Dortmund është transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit nga Salzburg, dhe është ambientuar mjaft mirë te gjermanët.