Dëshira e United për Januzajn

Krerët e skuadrës angleze Manchester United nuk dëshirojnë ta shesin mesfushorin kosovar, Adnan Januzaj.
Por Manchester United preferon ta huazojë në ndonjë skuadër ku ai do të mund të luante rregullisht, e në veçanti në Ligën e Kampionëve. “United nuk ka dëshirë ta shesë futbollistin 20-vjeçar, por janë të gatshëm që mesfushorin e Belgjikës ta huazojnë në ndonjë klub ku do të luante rregullisht.
Mundësisht ajo skuadër të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve. Januzaj ka nënshkruar kontratë për pesë vjet në tetorin e vitit 2013. Ai mund të përfundojë në PSV edicionin e ardhshëm”, shkruan “goal.com”.
Januzaj 20-vjeçar me Manchester Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.