Dembele luan ndaj Chelseat

Sulmuesi francez është afër rikuperimit nga lëndimi.

Ousmane Dembele nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën me Barcelonën. Shkas për këtë janë lëndimet e njëpasnjëshme që e kanë përcjellë talentin francez, i cili ka munguar për më shumë se katër muaj për shkak të problemeve fizike.

Sipas trajnerit të Barçës, Ernesto Valverde, Dembele do të kthehet në stërvitje javën tjetër dhe mund të jetë gati për të luajtur ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

“Dembele është mirë”, ka thënë Valverde para gazetarëve.

“Ai ka filluar të stërvitet dhe shpresoj të jetë i gatshëm për të luajtur javën tjetër”, ka theksuar trajneri i Barcelonës.