Deklarata e Piolit pas barazimit ndaj Juventus

Shumë i mërzitur me penalltinë e dhënë në drejtim të Juventusit është shfaqur tekniku i Milanit, Stefano Pioli. Ky i fundit në intervistën e dhënë pas ndeshjes, është shprehur se është krenar për ekipin e tij, duke thënë se ajo penallti në fund nuk duhej të jepej.

”Jam larguar nga kjo ndeshja pa asnjë pendim. Lojtarët e mi dhanë shpirtin në fushë, tifozët duhet të jenë krenarë për këtë. Ne merituam një rezultat tjetër dhe do të provojmë ndeshjen e ardhshme”.

”Penalltia? Kishte një faull në drejtim të Ibrahimovicit më parë në fillim të aksionit dhe nuk u dha. Rasti ishte identik me atë të Cerri në ndeshjen Cagliari-Brescia, nuk ishte penallti. Calabria ishte me kurriz dhe nuk mund ta shikonte topin. Këtë e ka thënë edhe Ricoli, ai nuk mund të presë krahët e tij, e preku para se të binte lojtari në tokë. Jam shumë i hutuar dhe nuk i kuptoj këto rregulla. Nuk është e qartë kur një prekje jepet me dorë dhe kur jo, sipas mendimit tim është e pamundur që Calabria të shmanget në atë moment”.

”Rebic? Ai është në një formë dhe gjendje shumë të mirë. Pas pushimeve ka treguar rritje dhe po bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Pioli.